​Berisha: Rama ka frikë të bëjë testin e drogës

Shqipëria

​Berisha: Rama ka frikë të bëjë testin e drogës

Më: 17 shtator 2015 Në ora: 16:30

Kanë vijuar në seancën e sotme të Parlamentit shqiptar debatet dhe akuzat mes opozitës dhe mazhorancës për përfshirje dhe bashkëpunim me krimin. Duke folur mbi çështjen e dekriminalizimit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se me asnjë lloj mekanizmi nuk mund të shkrihet një komision i votuar në Parlament dhe se në këtë rast bëhet fjalë për një akt të shëmtuar dhe një 'vrasje besimi'.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka frikë të bëjë testin e drogës, ndaj dhe ka penguar punën e komisionit të posaçëm për dekriminalizimin.

Berisha: Edi Rama ka tmerr testin e drogës

"Edvin Kristaq Rama. Ky është njeriu që për shkak të lidhjeve të tij me krimin bën gjithçka për të kriminalizuar këtë shoqëri dhe ka frikën e tmerrit. Pse e ka bërë ky burracak këtë akt. Ka tmerr testin e drogës. Asgjë më kriminale, asgjë më antikombëtare se sa vrasja e besimit nuk ka. Por në fund të fundit ajo që arrihet, ajo që biem dakord, ajo mbahet dhe respektohet," tha ish-kryeministri Berisha.

Kryeministri Rama tha se Komisioni për dekriminalizimin prodhoi v etëm propagandë banale dhe se nuk mund të pranojë shpikje SHQUP-i që sipas tij bëhen vetëm për propagandë.

Rama: Shpikje SHQUP-i harrojeni se mund të pranohen nga ne

"E drejta juaj. Atëherë ku është problemi?! Ka një draft të Partisë Demokratike, ka një nismë të Qeverisë, të cilës do t’i bashkëngjiten deputetët e shumicës për nismën për ndryshimet kushtetuese, referuar këtij procesi dhe procesi hyn në rrugën normale të ballafaqimit të dokumenteve. Ne jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë. Jemi të gatshëm që të biem dakord për çdo gjë, që është brenda kornizës të paracaktuar qartësisht, por shpikje SHQUP-i ne nuk pranojmë, çdo gjë që është brenda kornizës së paracaktuar, domethënë ligji “Severino”, legjislacioni për këtë çështje në Shtetet e Bashkuara, në vendet e Ba shkimit Evropian dhe kjo është e gjitha. Shpikje SHQUP-i harrojeni se mund të pranohen nga ne:, tha Rama.

Edhe deputeti demokrat Edi Paloka ka akuzuar kreun e Qeverisë si përgjegjës për inkriminimin e Kuvendit dhe të Administratës. Ai shtoi se PD luftoi për komisionin e dekriminalizimit me qëllimin e vetëm për ta pastruar Parlamentin nga kriminelët.

Paloka: Qëllimi ynë është ndalimi i kriminelëve në Parlament

"Me ligj të posaçëm, komision i posaçëm. Me përbërje nga të dyja palët, me të vetmin qëllim që të arrihej me konsensus të miratonte një projektligj që të ndalonte atë që kishte ndodhur deri më sot; që kriminelët të hynin dhe në Parlament, përveç administratës shtetërore. U tha këtu që komisioni mbeti pa vlerë dhe çfarë ndodhi. Qershori ishte afa ti i fundit kur komisioni realisht do të jepte një produkt që të vinte në Parlament edhe të miratohej ligji. Po çfarë ndodhi, ajo që po ndodh dhe sot. Ky komision u pengua në çdo moment që të vepronte," tha Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar të PD-së”, tha Paloka.

Të gjitha këto debate dhe akuza erdhën pasi ekzekutivi dërgoi dje në Kuvend një draft për dekriminalizimin, ku, në ndryshim nga varianti i PD-së, nuk parashikon testin e drogës për zyrtarët e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat