Refugjatë sirianë në Shqipëri? MPJ: Nuk ka asnjë kërkesë!

Shqipëria

Refugjatë sirianë në Shqipëri? MPJ: Nuk ka asnjë kërkesë!

Më: 20 shtator 2015 Në ora: 16:37

Zgjedhja e Shqipërisë nga refugjatët sirianë si rrugë transit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ngre dhe shqetësimin nëse ka apo jo vendi ynë kapacitetet pritëse.

Aktualisht qendra pritje refugjatësh të përhershme janë dy të tilla një në Babrru e një në Marqinet Vorë, ndërsa grupi i punës në Ministrinë e Brendshme nuk përjashton dhe mundësinë e përdorimit të kampeve provizore në një fluks të mundshëm refugjatësh.
Shqipërisë nuk i ka mbërritur ende asnjë kërkesë zyrtare për të pritur emigrantët sirianë. Kjo është konfirmuar për “Shqiptarja.com” nga zyrtarë të lartë të këtij dikasteri, i cili tha se s’ka as diskutim e as negociata për këtë çështje.
Burimet shpjeguan se nëse do të këtë një kërkesë të tillë ajo do të vlerësohet në një moment të dytë pasi do të merren parasysh kapacitet, mundësitë dhe kushtet që ka vendi ynë për të përballuar qëndrimin e tyre në territorin shqiptar.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një komunikim në rrjetin social “Twitter” me gazetarin e CNN Kevin Ëang, i pyetur nëse do të pranojë Shqipëria 75 mijë refugjatë sirian, shefi diplomacisë shqiptare ka përjashtuar në mënyrë kategorike të këtë pasur kërkesë apo diskutime të tilla me zyrtare të Bashkimit Evropian duke theksuar se lajmi i përhapur në media është rremë.
Në mungesë të një kërkese të tillë Shqipëria nuk ka marrë ende një vendim por kryeministri, Edi Rama pak ditë më parë nga Italia e konsideroi si të papranueshëm ndalimin e mundshëm të refugjatëve sirianë nga Evropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat