Eduart Ndocaj: Investova 500 mije euro për PS-në

Shqipëria

Eduart Ndocaj: Investova 500 mije euro për PS-në

Më: 29 tetor 2015 Në ora: 18:24

Deputeti me i ri ne parlament, Eduart Ndocaj tha se ka shpenzuar 500 mije euro per fushaten e Partise Socialiste. Pas kesaj deklarate, Sali Berisha kerkoi te hetohet se ku kane shkuar parate, duke aluduar se nese parate jane perfituar nga Edi Rama. Por edhe nese parate kane kaluar ne arken e Partise Socialiste, Kodi Zgjedhor e ndalon nje individ, te dhuroje me shume se 1 milion leke per fushaten e nje partie politike.

Karrieren e tij ne politike, Eduart Ndocaj e nisi me nje gafe qe mund t’i kushtoje mandatin e deputetit. Shumen marramendese, qe i ka dhene Edi Rames e pranoi gjate intervistes se sinqerte qe i dha Fevziut.
Pa dashur, me rrefimin e tij ne emisionin “Opinion”, Eduart Ndocaj zbuloi nje shkelje te rende te ligjit per zgjedhjet. Sali Berisha kerkoi ne parlament hetim per 500 mije eurot qe Edi Rama mori nga biznesmeni, qe donte te behej deputet.
Por edhe nese te gjitha parate, pra 500 mije euro kane shkuar ne arken e Partise Socialiste, perseri jemi ne kundershtim me Kodin Zgjedhor.
Sipas nenit 89 te Kodit, partite politike mund te financohen jo me shume se me 1 milion leke.
2. Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime.
Shuma e dhene per Partine Socialiste, sipas asaj qe pranon Eduart Ndocaj ne intervisten e tij ne Opinion eshte 70 here nga norma e lejuar ne ligj. Eshte hera e pare qe nje person pranon publikisht shumen qe ka investuar, per te qene pjese e listave per deputet ne Partine Socialiste. Pas kesaj i takon Keshillit te Mandateve dhe Imunitetit, te Parlamentit, qe te verifikoje shkeljen e Kodit Zgjedhor, qe deputeti i Lezhes e pranoi publikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat