Ylli Manjani: I gatshëm të zëvendësoj Naçon

Shqipëria

Ylli Manjani: I gatshëm të zëvendësoj Naçon

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 16:41

Menjëherë pas dorëheqjes së Nasip Naços ka reaguar edhe Ylli Manjani, si një ndër emrat e përmendur për ta zëvendësuar atë.


Ai deklaroi se është i gatshëm ta marrë detyrën e ministrit të Drejtësisë, nëse i propozohet.


“Jam i gatshëm ndaj çdo propozimi, por më parë më duhet të kuptoj arsyen e dorëheqjes së ministrit Naço.


Gjithsesi formula politike nuk do të ndryshojë”, ka deklaruar Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat