Përse u largua Nasip Naço? Zbardhet letra që i dërgoi Ramës (Dokument)

Shqipëria

Përse u largua Nasip Naço? Zbardhet letra që i dërgoi Ramës (Dokument)

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 20:52

Zbardhet letra e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, dërguar kreut të qeverisë Edi Rama. Ministri Naço parashtron arsyen e vendimit të tij dhe shpreh bindjen se reforma në drejtësi kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve.

Kryeministri Rama e pranoi dorëheqjen, ndërsa i propozoi këtë pasdite presidentit të Republikës, emrin e nënkryetarit të LSI-së, Ylli Manjani, për postin e kreut të Ministrisë së Drejtësisë, i mbetur vakant pas dorëheqjes së Naços.

Letra e dorëheqjes së Nasip Naços:

I nderuar z. Kryeministër,

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.

Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë,

Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si Kryeministër,

Me konsideratë ,

ministri Nasip Naço.

Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat