Dënimi me burg për shpifje, Patozi: Kemi një kryeministër jashtë kontrollit

Shqipëria

Dënimi me burg për shpifje, Patozi: Kemi një kryeministër jashtë kontrollit

Më: 12 nëntor 2015 Në ora: 15:18

Deputeti i PD, Astrit Patozi mbajti në kuvend një qëndrim kritik për ligjin që parashikon dënim me burg për shpifjen. Sipas tij kjo është një vepër e kryeministrit Rama, i cili sipas është jashtë kontrollit.

Astrit Patozi: Ministrja pa portofol ma hoqi dilmën sepse ajo qënka vepër e vetë Edi Ramës, kryeministrit de jure të Shqipërisë. Ndryshe nga jo shumë të tjerë unë nuk jam i shqetësuar për shtypin sepse medoj se ai ka fituar betejën me politikën që nga viti 1990 dhe deri sot. Për opozitën jo e jo sepse ajo ja del vetë të përballet me qeveritë sepse ndryshe nuk ka pse ekziston fare. Edhe historia në ndihmon në këtë pikë, asnjëherë në këtë vend pushteti nuk ja ka dalë të nënshtrojë opozitën me ligj dhe mendoj se i vemti shqetësim që mund të ketë ajo është autocensura apo paaftësia për ti treguar të vërtetat, por kurrë qeveria. Por nëse është kështu atëhere ku është problemi? Sipas meje i vetmi problem është se ne kemi sot një kryeministër jashtë kontrollit dhe kjo është shumë evidente. Për mua si opozitar kjo nuk mund të përbëjë shqetësim, madje edhe në një kuptim mund të na interesojë, por për vendin kjo është katastrofë sepse rikthehet tek një standard i tejkaluar tashmë dhe vetëm i prish punë imazhit të vendit, por edhe vetë imazhit të kësaj qeverie brenda dhe jashtë vendit. . Është njësoj si ti kthesh administratës së shtetit rrogat e para 10 viteve dhe ti thuash njerëzve se do merrni 300 mijë apo 500 mijë lekë më pak në fund të muajit, por kjo bëhet për të mirën tuaj dhe për të mirën e punës. Ne e dimë se çfarë kemi hequr që të dekriminalizohej shpifja sepse opozita e atëhershme, pra Edi Rama e kishte të pamundur, kjo është një paradoks më vete, por megjith historinë e palavdishme arriti nëj ditë që vetë Fatmir Xhafaj tha në komision që shpifja u hoq si vepër penale nga kodi. Tani do t’i duhet sërish kolegut Fatmir Xhafaj që të mbrojë. Natyrisht nuk ka qenë as atëherë dhe as në të ardhmen përgjegjës për një çështje që ka vetëm një autor dhe ky është Edi Rama.

Po pse them që Edi Rama është jashtë kontrollit kur dikush mund ta trajtojë si një lëvizje që i intereson ndoshta atij politikisht?

Sikur të mos mjaftonte kjo faturë uën mendoj se ky amendament është i pavotueshëm në këtë sallë dhe një politikan me një inteligjencë nën mesataren nuk i futet kurrë një beteje për të cilën është i sigurt se e humb. Po ja që Rama i ka hyrë këtij deti në këmbë sigurisht dhe duke e parë llucin ku është zhytur, tentoi që të dalë disi prej tij por në fakt sipas meje u zhyt me keq. Sipas meje mbrojtje e tij është më shumë se qesharake se forcon atë që unë them, gjendjen e tij ashtë kontrollit.

Një reagim i pazakonte për një kryeministër, 3 statuse të njëpasnjëshme që në mëngjes u përpoq të na shpjegonte se nuk e ka me shtypin, por e ka me politikanët dhe se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe kur thotë politkanët nuk e ka fjalën për ministrat e vet, as deputetët e PS, apo për drejtoreshën e tatimeve, për ne e ka.

Akoma më keq, do të thotë me fjalë të tjera që nëse shtypit nuk ka çti bëjë sepse reagon ai, opozitës edhe mund tja tregojë vendin. Sesi mund të ndajë politikanin nga gazetarët dhe nga qytetarët e tjerë vetëm ai e di.

Por edhe sikur të pranohej ky interpretim dhe ta nxirrte anijen në breg, pyetja do të ishte a do të sillte ndonjë dobi për qeverinë e tij?

Uën mendoj se jo, madje e kundërta do të ndodhë. Në një farë mënyrë kryeministri jashtë kontrollit po kërkon të mbrojë qeverinë nga sulmet që i vijnë nga jashtë me shpresën se kjo do e shpëtojë. Në fakt unë i qëndroj fjalës time të javës më parë se kjo qeveri ka rënë sepse është e kalbur nga brenda dhe nuk kuptohet me cfarë logjike Edi Rama po e kërkon me zor armikun nga jashtë betenave të kalasë së rrëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat