Sulmet në Paris/Ministria e Jashtme vë në dispozicion dy numra telefoni për shtetasit shqiptarë

Shqipëria

Sulmet në Paris/Ministria e Jashtme vë në dispozicion dy numra telefoni për shtetasit shqiptarë

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 09:09

Ministria e Jashtme e Shqipërisë vuri në dispozicion dy numra telefoni për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Paris dhe kanë nevojë për ndihmë pas sulmeve terroriste që përfshinë kryeqytetin francez. Numrat e telefonit të vënë në dispozicion janë:

33 625 15 96 69
33 782 44 77 95

Ambasadori i Shqipërisë në Paris, Dritan Tola e quajti gjëndjen të vështirë por deri tani nuk rezulton asnjë shqiptarë që të jetë lënduar nga sulmet.

“Nga informacionet që kemi asnjë shqiptar nuk na rezulton të përfshirë në vendin ku ndodhën sulmet. Deri tani nuk kemi informacion të përfshirjes së ndonjë shqiptari”, sqaroi Tola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat