Berisha: Grupet terroriste përgjaken mbarë botën

Shqipëria

Berisha: Grupet terroriste përgjaken mbarë botën

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 11:13

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar për sulmin terrorist mbrëmë në Paris. Berisha thotë se grupet terroriste kanë përgjakur mbrëmë Parisin, Francë dhe njerëzit e lirë në mbarë botën.

Berisha thotë se ata që shkaktuan këtë masakër në Francë do të ndëshkohen kudo që ndodhen. “Me Francën është i mbarë njerëzimi”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Grupe terroriste, me sulmet e tyre barbare pergjaken mbreme Parisin, Francen dhe njerezit e lire ne mbare boten. Ata, me sulmet e tyre mizore ne disa qendra te qytetit, moren jeten e 127 qytetareve, femijeve, te rinjve, burrave dhe grave qe po ndiqnin koncerte, darkonin apo shetisnin ne qytetin e tyre.

Me sulmet e tyre makabre ne kryeqytetin e Frances, barbaret mendojne se do mund te perkulin vullnetin e hekurt te ketij vendi te madh per te qendruar e pamposhtur ndaj parimeve te Deklarates, mbi te cilat eshte ngritur liria e saj, liria e botes.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte mizorie primitive, shpreh ngushellimet e mia me te thella familjeve te viktimave, kombit mik francez, ambasades se Frances ne Tirane dhe autoriteteve franceze si dhe uroj sherim te plote te plagosurve.

Gjithashtu, me kete rast shpreh bindjen time me te thelle, se barbaret qe mbeshteten, organizuan dhe realizuan kete masaker, kete horror ne Paris dhe ulen sot ne shenje nderimi per viktimat e pafajshme ne gjysem shtize flamurin krenar te kombit te madh francez, do marrin ndeshkimin shembullor kudo qe te ndodhen! Me Francen sot eshte mbare njerezimi!! sb/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat