Meta: Vendim historik vendimi i NATO-s për hapjen e negociatave me Malin e Zi

Shqipëria

Meta: Vendim historik vendimi i NATO-s për hapjen e negociatave me Malin e Zi

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 12:19

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndet vendimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) për të ftuar Malin e Zi të hapë negociatat e anëtarësimit.

Duke e cilësuar ftesën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim si një vendim historik dhe si një konfirmim të politikës së dyerve të hapura të NATOs në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe të mbrojtjes së vlerave demokratike të vendeve të rajonit tone, Meta vlerëson se “NATO dje konfirmoi vendin e natyrshëm të Malit të Zi”.

“Kjo është një ditë e mirë për Aleancën tonë dhe për të gjithë rajonin. Urime edhe një herë popullit mik malazez dhe mirëpresim kontributin e fqinjit tonë në gjirin e familjes së vendeve demokratike euro-atlantike”, tha Kryeparlamentari Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat