Masat e sigurisë, carmatosen policët nga kallashnikovët

Shqipëria

Masat e sigurisë, carmatosen policët nga kallashnikovët

Më: 3 dhjetor 2015 Në ora: 19:37

Policia e Shtetit ka ulur nivelin e gadishmërisë përsa i takon masave të sigurisë ndaj sulmeve terroriste. Prej ditës së mërkurë, të paktën në publik, nuk shfaqen më punonjës të policisë të pajisur me armë automatike. Por kjo nuk do të thotë se forcat anti-terror, punonjës të shërbimeve sekrete apo agjentë të policisë vijojnë të vëzhgojnë zonat e mbipopulluara apo institucionet që janë të rëndësisë së vecantë.

Edhe pse zyrtarisht nuk u fol për kërcënim konkret ndaj vendit tonë, ishin Shërbimet Sekrete të cilat siç citonin mediat, kishin sinjale se Shqipëria mund të ishte objektiv i sulmeve të militantëve të ISIS.

Zyrtarët e shtetit, si ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ai i Drejtësisë Ylli Manjani deklaruan më herët se Shqipëria nuk është imune ndaj sulmeve të mundshme, përsa kohë vendi ynë është radhitur në aleancën ndërkombëtare kundër ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat