Reforma në drejtësi-PD:Drafti i PS-së synon kapjen e plotë të sistemit

Shqipëria

Reforma në drejtësi-PD:Drafti i PS-së synon kapjen e plotë të sistemit

Më: 13 janar 2016 Në ora: 11:36

Grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike në një dalje për mediat përsëriti sot kundërshtimin ndaj draftit të reformës në drejtësi, i hartuar nga maxhoranca, duke deklaruar se ai synon kapjen e plotë të sistemit dhe nuk respekton rekomandimet e Komisiont të Venecias.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i PD-së, Eduard Halimi u ndal tek çështja kryesore ku ndahen palët, emërimi i drejtuesve të lartë të insitucioneve të drejtësisë të cilët, tha ai, duhet të jenë njerëz që të mos emërohen nga kryeministri, zgjedhja e tyre të bëhet përmes një shumice në parlament me mbi 84 vota.

“Ky qëndrim racional i opozitës është thënë e zeza mbi të bardhë në rekomandimin 55 të Komisionit të Venecias që thotë se me votimin me 3/5 çimentohet kapja politike e sistemit”, u shpreh Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat