Ristani: Konsensusi politik rruga e vetme për reformën në drejtësi. Nëse nuk miratohet mund të ketë krizë të plotë politike

Shqipëria

Ristani: Konsensusi politik rruga e vetme për reformën në drejtësi. Nëse nuk miratohet mund të ketë krizë të plotë politike

Më: 14 janar 2016 Në ora: 11:19

Konsensusi politik për reformën në drejtësi konsiderohet nga opozita si rruga e vetme dhe e duhur për realizimin e kësaj reforme. Të paktën kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i cili kundërshton idenë për një referendum në lidhje me këtë cështje.

“Si zgjidhje të vetme shoh konsensusin politik, pra dëshirën, përgjegjshmërinë politike të aktorëve politik për ta zgjidhur me vullnet këtë punë. Çdo tentativtë tjetër jashtë vullnetit politik unë nuk e shoh si të realizueshme. Nuk besoj që çështja zgjidhet me referendum”, komenton Ristani.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së vjen në një kohë kur eskpertët e nivelit të lartë, pa praninë e opozitës, kanë hartuar një draft, ndërsa opozita ka paraqitur 11 amendamentet e saj në lidhje me reformën në drejtësi. Për ligjvënësin demokrat, dështimi i reformës në drejtësi do të ketë pasoja për vendin, pasi kjo mund të cojë në një krizë të plotë politike. “Reforma në drejtësi dhe mosbërja e reformës në drejtësi është qershia mbi tortë në këto moment që do të çoj vendin patjetër në një krizë të plotë politike”, thotë ai.

Ndërkohë debatet e zhvilluara në aspektin teknik të reformës për Ristanin tregojnë se teknikalitet fshehin në vetvete arsye të tjera, dëshira për të goditur njëri tjetrin politikisht për të çuar vendin normalisht në zgjedhje të parakohëshme por jo në atë rrugë që kërkon opozita duke krijuar dhe qeverinë teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat