Rama: Reforma në Drejtësi jo me pazare politike që shiten si konsensus

Shqipëria

Rama: Reforma në Drejtësi jo me pazare politike që shiten si konsensus

Nga: Gjergj Koja Më: 15 janar 2016 Në ora: 11:57

Kryeministri Edi Rama shprehet kundër pazareve politike në lidhje me reformën në drejtësi, ndërsa thekson se nuk mund të shitet për konsensus një pazar i tillë.

Pak përpara mbledhjes së Komisionit Ad-Hoc për Reformën në Drejtësi, Kreu i Qeverisë ka postuar një përgjigje pë rata që kërkojnë realizimin e kësaj reforme përmes konsensusit politik, ku vec opozitës një kërkesë të tillë ka parashtruar edhe LSI, aleatja kryesore e PS në qeverisjen e vendit.

“Reforma në Drejtësi për të zgjidhur me kurajo e vullnet të mirë një hall kombëtar, jo për t'ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat