Hafizi takim me strukturat e PS: Mandati i Ramës ka dy vjet që ka mbaruar, Kryetari të zgjidhet përmes parimit një anëtar, një votë

Shqipëria

Hafizi takim me strukturat e PS: Mandati i Ramës ka dy vjet që ka mbaruar, Kryetari të zgjidhet përmes parimit një anëtar, një votë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:46

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka ripërsëritur kërkesën e saj për zbatimin e statusit të PS-së përsa i takon zgjedhjes së Kryetarit të kësaj partie. Hafizi ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në Shkodër , ndërsa ka përsëritur qëndrimin e saj për të mbështetur kolegun e saj deputet, Ben Blushi, për zhvillimin e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar, një votë për Kreun e PS-së.

“Mbështes Blushin në kërkesën për statutin. Mandati i kreut të PS-së ka mbi dy vjet që ka mbaruar. Duhet mbajtur gara për kreun e PS. Ka dhe të tjerë që e mbështesin këtë qëndrim”, tha Hafizi. Pritet që brenda pak ditës në Qarkun e Shkodrës socialistët të zgjedhin delegatët për në kongresin e 19 Marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat