Klosi: Do t’i kthejmë vlerat dhe rëndësinë që i takon arsimit

Shqipëria

Klosi: Do t’i kthejmë vlerat dhe rëndësinë që i takon arsimit

Më: 7 mars 2016 Në ora: 14:16

Edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në kuadër të festës së mësuesve ka vizituar shkollën “Hoteleri-Turizëm”, në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Klosi ka përcjellë mesazhin e respektit për çdo mësues në vend që përcjell dije dhe fisnikëri tek nxënësit.

“Festojmë 7 Marsin, ditën e mësuesve, sot në Shkollën e Hoteleri-Turizëm në Tiranë, me mësuesit që u mësojnë studentëve zanatin dhe profesionin. Respekt për ta e respekt për çdo mësues të vendit tonë, që përcjell dijen dhe fisnikëron mendjet e fëmijëve, nxënësve dhe studentëve”, shkruan Klosi.

Po ashtu, ai nënvizon se “jemi zotuar t’u kthejmë vlerat dhe rëndësinë që u takon arsimit profesional të vendit tonë si një prej rrugëve më të sigurta dhe më të garantuara drejt punësimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat