“La Republica”: Trafikantët janë vendosur në kufirin Shqipëri/Greqi

Shqipëria

“La Republica”: Trafikantët janë vendosur në kufirin Shqipëri/Greqi

Nga: Fitim Dika Më: 8 mars 2016 Në ora: 21:42

Rrugët ballkanike faktikisht janë mbyllur për refugjatët. Maqedonia ka ndërtuar gardh me tela për të parandaluar refugjatët që të tranzitojnë përmes saj. Do vazhdojë vala e refugjatëve drejt perëndimit, atëherë ata do gjejnë rrugë të tjera. Shqipëria dhe Kosova mundësi për t'u përdorur si rrugë dytësore nga refugjatët.

Sipas “La Republica” trafikantët vetëm se kanë zënë vendet në kufijtë e Shqipërisë, duke e parë këtë si alternativë e rrugëve ballkanike. Çmimi për një trafikimi do jetë 6000 deri në 7000 euro, përcjell botasot.info.

Turbo-Skafe nga kontrabanduesit e drogës

Sipas planit paraprak refugjatët do sjellen me autobusë nga bregu lindor grek drejt Shqipërisë, ku më pas nga Vlora do dërgohen në Itali që i ndan një det me gjatësi 80-90 kilometra.

Sipas gazetës zvicerane Aargauer Zeitung kanali në fjalë, i Otrantos, përdoret edhe për trafikimin e drogës dhe cigareve, përcjell botasot.info.

Deri tani nuk ka panikë për këtë rrugëtim, edhe pse qindra refugjatë afganë, sirianë dhe irakenë kanë tentuar të kalojnë kufirin Shqipëri-Greqi, nga pesë vendkalimet kufitare. Por ata janë kthyer mbrapsht./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat