Rama: Qëllova me armë në mbledhjen e Partisë Socialiste

Shqipëria

Rama: Qëllova me armë në mbledhjen e Partisë Socialiste

Më: 10 mars 2016 Në ora: 21:40

Ditët e fundit në media u publikuan lajme mbi reagimin nervoz të Ramës gjatë përballjes me deputetin Ben Blushi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, sipas të cilave ai kishte hedhur në dysheme edhe një gotë në debat e sipër.

I pyetur në lidhje me këtë, Rama dha një përgjigje me plot ironi duke thënë se jo vetëm që ka hedhur një gotë, por se ka gjuajtur madje edhe me armë gjatë asaj mbledhjeje.

Në këtë mënyrë, Rama nënvlerësoi publikimet në media në lidhje me atë incident të përfolur përballë deputetëve socialist.
Por, sipas gazetarit Blendi Fevziut, i cili është duke e intervistuar aktualisht Ramën, janë të paktën katër deputetë që e konfirmojnë atë reagim të tij.

I pyetur në lidhje me reagimin e sallës në Elbasan kundër Ben Blushit, Rama tha se është e papëlqyeshme që një deputet fëshkëllen qeverinë dhe është po ashtu e papëlqyeshme që një sallë të fëshkëllejë një deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat