Blushi: Di shumë nga jeta private e Ramës!

Shqipëria

Blushi: Di shumë nga jeta private e Ramës!

Më: 12 mars 2016 Në ora: 00:23

Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur se di shumë nga jeta private e Kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, Blushi tha se për shkak të miqësisë së dikurshme me Ramën, ai nuk do të deklarojë asgjë lidhur me të. Këtë deklaratë Blushi e bëri kur u pyet nga moderatori i emisionit, Arian Çani lidhur me atë çfarë ka ndodhur në mbledhjen e së hënës të grupit parlamentar socialist.

“Në mbledhje kam bërtitur më shumë se sa duhet, por kam premtuar se nuk do të tregoj se çfarë ka ndodhur. Ka qenë aq e shëmtuar sa nuk dua ta tregoj, për shkak se miqësia e dikurshme me Ramën më pengon. Kjo është një cështje nderi, pasi nderoj veten time, unë di shumë gjëra private për Ramën, por nuk pranuar të flas. Atë ditë (në mbledhjen e grupit) Edi Rma u mbyt me një gotë ujë”. tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat