Shqipëria rrezikohet nga refugjatët, kërkon ndihmë nga Italia

Shqipëria

Shqipëria rrezikohet nga refugjatët, kërkon ndihmë nga Italia

Më: 15 mars 2016 Në ora: 16:13

Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Italia për t’u përgatitur për një vërshim të mundshëm të refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt vendit.

Ministri i brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, ka thënë sot se Tirana ka kërkuar asistencë nga autoritetet italiane në rast të një vërshimit të një numri të madh të refugjatëve, transmeton KosovaPress.

Deri tani, Shqipëria nuk ka qenë pjesë e “Rrugës Ballkanike” për refugjatët drejt Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Maqedonia dhe Serbia kanë mbyllur kufijtë me Greqinë, që mund t’i detyrojë refugjatët që të kërkojnë rrugë të re alternative.

Pritet që një marrëveshje bilaterale të realizohet gjatë vizitës së ministrit të brendshëm italian në Tiranë, që do të jetë javën e ardhshme.

Siç shkruajnë mediat serbe, Italia do të ofrojë pajisje dhe personel për regjistrimin e refugjatëve me qëllim mbrojtjen e kufijve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat