Refugjatët edhe më pranë Shqipërisë, tashmë në Janinë

Shqipëria

Refugjatët edhe më pranë Shqipërisë, tashmë në Janinë

Më: 21 mars 2016 Në ora: 09:00

Autoritete greke zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të mëdha të refugjatëve nga Porti i Elefsinës drejt qytetit verior grek të Janinës, në kufi me Shqipërinë.

Autobuzët mbanin rreth 1.200 refugjatë të cilët kishin zbarkuar në ishujt e Egjeut dhe më pas ishin transportuar në Portin e Elefsina-s.

Strehimorja në ish-aeroportin ushtarak në Janinë ishte përgatitur këto ditë nga forcat ushtarake greke, por kushtet janë të ndryshme dhe të vështira. Kjo pasi ky kamp në fushë të hapur nuk ofron kushte si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve.

Refugjatët janë pritur nga përfaqësues të Bashkisë së Janinës, anëtarët e Kryqit të Kuq dhe organizatat vullnetare, ekipe të ndihmës mjekësore dhe janë shoqëruar nën një mbikqyrje të madhe policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat