Berisha: Helikopteri EC145 fluturoi më shumë se koha e stërvitjes

Shqipëria

Berisha: Helikopteri EC145 fluturoi më shumë se koha e stërvitjes

Më: 15 prill 2016 Në ora: 19:10

Deputeti i PD-së Sali Berisha vazhdon çdo ditë të publikoi nga një denoncim që vijnë nga qytetarët e Shqipërisë.
I fundit që ka publikuar Berisha ishte çështja e rrëzimit të Helikopterit EC -145 që sipas tij nuk kishte planë për fluturim stërvitor për në Dukagjin sidomos në ditën e tragjedisë.

Ai thotë se ky është mashtrim që vije nga ministria e mbrojtës, Mimi Kodheli dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo.

“Datën e rrëzimit, Helikopteri EC -145 nuk kishte planifikim për fluturim stërvitor për në Dukagjin! -Helikopteri qëndroi në fluturim jashtë afateve kohore që qëndrojnë në një stërvitje. Ai ra ne liqenin e Shkodrës pas 125 minutave fluturim”, shkruan ai.

Sipas Berishës piloti flet për lidhje te dyshimte midis fluturimit për në Dukagjin te helikopterit EC -145 dhe fluturimit për në Dukagjin te helikopterit Shega Trans!

“Mungesa e teknikut apo inxhinierit të fluturimit në bord dhe zëvendësimi i tyre me ushtarin profesionist, është rreptësishtë e ndaluar dhe akuzon për mision jo stërvitor. Mos aktivizimi i jastëkëve të ajrit dhe sistemeve të tjera të sigurisë së helikopterit EC-145, lidhet sipas pilotit dixhital me faktin se pilotët e rënë në krye të detyrës ishin ngarkuar me shume se sa ishte kualifikimi i tyre”.

Ish-kryeministri i bënë thirrje prokurorisë se shtetit, të hetoje me seriozitetin më të madh për te nxjerrë në dritë të vërteten rreth kësaj ngjarje tejet të rëndë, nga e cila del qartë se “Mimi dhe gjeneral Trafiku” siç i thërret ai, përpiqen që ta fshehin në fundin e liqenit të Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat