Për çfarë mbahet në polici Shullazi? 30 vetë e ruajnë jashtë

Shqipëria

Për çfarë mbahet në polici Shullazi? 30 vetë e ruajnë jashtë

Më: 17 prill 2016 Në ora: 00:25

Emiljano Shullazi po merret në pyetje nga drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe tre oficerë të policisë. Ai është shoqëruar, por nuk është arrestuar, saktëson gazetari i “abcnews”.

Sakaq mësohet se rrth 30 persona, shokë të tij janë jashtë ambienteve të drejtorisë në pritje të daljes së Shullazit.

Ata qëndrojnë edhe në baret përballë drejtorisë së policisë. Në oborr janë parë edhe forca të shtuara të patrullave “Shqiponja”.

Shullazi po pyetet për akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ai ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së Mynyr Koni, se do t’i rrëmbente djalin nëse nuk tërhiqet nga gara.

Përballë tyre në këtë garë është edhe dekania aktuale e Gjuhëve të Huaja, Klodi Dibra.

Mendohet se ndaj tij është bërë kallëzim nga Dhori Kule në polici, por kjo sipas burimeve, pasi policia nuk thotë asgjë në rrugë zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat