Manjani: Shkelësit e ligjit duhet të shkojnë para drejtësisë

Shqipëria

Manjani: Shkelësit e ligjit duhet të shkojnë para drejtësisë

Më: 12 maj 2016 Në ora: 17:01

Ministri i Drejtesisë Ylli Manjani deklaroi sot se mbështet Policinë e Shtetit, prokurorinë, organet e hetimit për për çuar para drejtësisë cilindo që shkel ligjin.

Ministri i Drejtesisë Ylli Manjani doli sot në një deklaratë për mediat pas interesit të gazetarëve për rastin e Klement Balilit , ku u shpreh se “kam përcjellë të gjitha shkresat e nevojshme “. Manjani theksoi se, publikimi dhe bërja publike e rastit nuk ndihmon hetimet, prandaj dhe jemi të rezervuar në informacione.

“Përshendes qëndrimin profesional të Policisë së Shtetit, ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe nuk besoj se ndihmojmë çështjen duke e ekspozuar. Kam dijeni dhe patjetër që unë i shërbej hetimit”, tha Manjani.

Pyetjes së opozita ka thene se Klemend Balili është i lidhur me politikën dhe LSI, Manjani tha se , “përshëndes punën e Policise se Shtetit, Policinë e Shtetit grek, organet e hetimit, Prokurorinë e Përgjithshme, institucionet. Unë mund t’ju siguroj sot, se kërkesa ime ka qenë dhe mbetët një, cilido person, ministër apo zyrtar i lartë që ka shkelur ligjin, duhet të jetë prapa hekurave. Askush nuk ka mbrojtje nga politika”.

“Lëvizja Socialiste për Integrim”, është partia e vetme politike që ka të normuar me dokumenta statutore dhe me vendime, mosmbrojtjen politike të askujt, kryetarë, antarë, votues apo simpatizante i LSI, dhe se mendojmë që çdo kush e ka kokën në shpatullat e veta dhe nuk ka pse të ngatërrojmë detyrat, apo çeshtjet personale me menaxhimin funksionimit të detyrave publike”, tha Manjani.

I pyetur për shkarkimin nga funksioni publik i Balilit, Manjani tha se “në dijeninë time personi që ju flisni është shkarkuar sot, jo se ka ndonjë arsye ligjore, por për t’i dhënë hapësirën e nevojshme organeve të hetimit qe janë të lira të hetojnë dhe vazhdojnë jetën e tyre institucionale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat