Skandali i kryebashkiakut të Dibrës, reagon Braçe: Neveritës, të shporret!

Shqipëria

Skandali i kryebashkiakut të Dibrës, reagon Braçe: Neveritës, të shporret!

Më: 12 maj 2016 Në ora: 22:18

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste pas publikimit të video-skandalit seksual të publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit”me kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, që kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Deputeti Erion Braçe përmes një statusi në “Facebook” e cilëson rastin si “neveritës” dhe kërkon largimin sa më parë të Xhelilit nga detyra.

“Neveritës!! Të shporret një sahat e më parë!! As me duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare; edhe pse dhe kjo duhet të hetohet!! Por, tani; të shporret!!", shkruan Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat