Kryetari i Dibrës Shukri Xhelili u filmua teksa i kërkonte favore seksuale një vajze 20 vjeçare në këmbim të punës.
Videoja u transmetua nga ana e "Ora News".
Policia e Shtetit ka reaguar përnjëherë lidhur me rastin.
Oficerë policorë janë paraqitur pranë televizionit "Ora News".
Ata kanë kërkuar nga ana e televizionit pamjet filmike ku shihet Xhelili që kërkon favore seksuale për vend pune.
Në pamje madje duket edhe momenti kur Xhelili e dërgon vajzën në hotel.