Skandali seksual i Shukri Xhelilit, reagon PD: Abuzim me pushtetin i zyrtarëve të Ramës

Shqipëria

Skandali seksual i Shukri Xhelilit, reagon PD: Abuzim me pushtetin i zyrtarëve të Ramës

Më: 12 maj 2016 Në ora: 23:54

Pas bërjes publike të videoskandalit ku kryebashkiaku u Peshkopisë është filmuar në një aferë seksuale, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Me anë të një njoftimi për median, PD shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës.

“Pamjet filmike të transmetuara sot ne Ora News, ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës. Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi, por pason atë të Sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë, të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune”, thuhet në deklaratën e PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat