Shkarkohet nga detyra kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili

Shqipëria

Shkarkohet nga detyra kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili

Më: 13 maj 2016 Në ora: 10:53

​Pas video-skandalit që u transmetua në televizionin Ora News, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat