Video-skandali i Xhelilit, Paloka: Drejtimi i duhur i Rilindjes!

Shqipëria

Video-skandali i Xhelilit, Paloka: Drejtimi i duhur i Rilindjes!

Më: 14 maj 2016 Në ora: 08:42

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi e cilësoi të turpshme video-skandalin me ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Sipas Palokës, kjo dëshmon që Rilindja është në drejtimin e duhur. Nga Dibra, ai tha se publikimi i videos ka vjen për shkak të përplasjes brenda të majtëve.

Paloka: Doli që drejtimi i duhur i Rilindjes nuk ishte aspak drejtimi i duhur.

Siç kemi kuptuar ne gabimet që kemi bërë gjatë qeverisjes sonë, edhe asaj lokale, mendoj se kanë kuptuar edhe të gjithë dibranët që duhet edhe një herë që të rikthemi për të rifilluar edhe në Dibër, nga e para rikthimin drejt demokracisë dhe progresit.

Dibra e solli rastin të jetë prova e parë që do të tregojë edhe se sa është e gatshme që kjo mazhorancë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por, jam i bindur që Partia Demokratike është e gatshme të përballet dhe të fitojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat