Ja çfarë ka ndodhur 3 muaj më parë mes Shukri Xhelilit dhe nënës së vajzës që xhiroi videon

Shqipëria

Ja çfarë ka ndodhur 3 muaj më parë mes Shukri Xhelilit dhe nënës së vajzës që xhiroi videon

Më: 14 maj 2016 Në ora: 14:40

Tre muaj më parë, me urdhër të kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, tashmë i shkarkuar, është larguar nga puna nëna e 20-vjeçares që realizoi videoskandalin.

Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit, teksa i kërkonte favore seksuale në këmbim të punës.

“ABC news” bën të ditur se e ëma e 20- vjecares punonte si sanitare tek zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibrës.

Aty është dhënë urdhri nga ish-kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.

20-vjeçarja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lire. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër, apo është larguar në një qytet tjetër.

Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet t’i dërgohet prokurorisë për Krime të Rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.

Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet ish-kryetari i Dibrës Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune tek Pallati i Kulturës në Peshkopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat