PS distancohet nga ish-kryebashkiaku, Gjiknuri: Ndjesë qytetarëve të Dibrës

Shqipëria

PS distancohet nga ish-kryebashkiaku, Gjiknuri: Ndjesë qytetarëve të Dibrës

Më: 14 maj 2016 Në ora: 19:07

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në cilësinë e kordinatorit të Partisë Socialiste për Qarkun Dibër zhvilloi sot një takim me strukturat lokale të partisë në këtë njësi administrative.

Strukturat e Partisë Socialiste në Bashkinë Dibër morën në shqyrtim ngjarjen e ndodhur sëfundi me protagonist kryebashkiakun Shukri Xhelili.

Gjiknuri: “Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje. Është shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do ti qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”.

Ai gjeti rastin ti bëjë thirrje Prokurorisë ti shkojë ngjarjes nga fillimi në fund.

Gjiknuri: “Qytetarëve të Dibrës ju kërkojmë ndjesë por njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat