Tefta Xhelili, gruaja që bëri Shukriun kryetar Bashkie

Shqipëria

Tefta Xhelili, gruaja që bëri Shukriun kryetar Bashkie

Më: 14 maj 2016 Në ora: 19:52

Tefta Xhelili erdhi pa dashje në fokusin e mediave këto ditë për shkak të aferës seksuale të të shoqit, Kryetar i Bashkisë së Dibrës. Siç thonë ata që e njohin, Tefta ka drejtuar fushatën elektorale të të shoqit në Qershor 2015. Siç duket edhe nga fotot dhe statuset në Facebook bashkëshortja e Shukri Xhelilit ishte e lidhur me politikën. Ajo falenderon mbështetësit dhe PS për shpalljen e të shoqit kryetar Bashkie i Dibrës afro 1 vit më parë. Sot Shukriu duket se nuk është më krenaria e saj.

Kryetari i shkarkuar tashmë i Dibrës Shukri Xhelili u kap mat (me video pergjim) duke ofruar vend pune kundrejt seksit.

Sipas disa portaleve, e shoqja Tefta ka kërkuar divorcin. Gjithsesi ende nuk ka padi në gjykatë. Vetë Shukri Xhelili ka thënë dje për mediat se familja dhe shoqëria po i qendron pranë. Sipas tij, video-skandali seksual i është bërë nga kundërshtarët pa përmendur emra. Por nëpër portale, është komentuar si hakmarrje e LSI ndaj PS-së./ Opinion

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat