E pabesueshme: Ja si mbërriti në Kubë, Eskobari i socialistëve

Shqipëria

E pabesueshme: Ja si mbërriti në Kubë, Eskobari i socialistëve

Më: 14 maj 2016 Në ora: 23:32

Teksa rreth Klemend Balilit është ngritur një re e madhe misteri mbi vendodhjen e tij, ish-kryeministri Berisha shkruan se Drejtori i Shkarkuar i Transporteve, i cili akuzohet si një prej kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës është larguar drejt Kubës.

Berisha thotë se burime të mirëinformuara njoftojnë se Balili është nisur për në Hanoi, nga do të kalojë direkt për në Kubë.

Sipas tij Rama përcolli me “nderime” shtetërore dhe pa e regjistruar në sistemin TIMS, “Edeskobar-in” drejt Kubës.

Më tej ai shton se në ishullin e Karaibeve ai do të jetë nën mbrojtjen dhe kujdesin e Genti Xhixhës.

“Edeskobari mund të jetë njeri i afërt me Ilir Meten, por me nderime shtetërore e përcolli për në Kubë Edi Rama nëpermjet Saje qorrit dhe jo Ylli Manjanit apo Petrit Vasilit”, e përfundon reagimin tij ish-kryeministri Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat