Berisha njofton vendndodhjen e pajisjes së përgjimit

Shqipëria

Berisha njofton vendndodhjen e pajisjes së përgjimit

Më: 18 maj 2016 Në ora: 10:16

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marr një mesazh lidhur me një pajisje për përgjime të cilën e zotëron shteti shqiptar.

Në mesazhin që ka marr Berisha thuhet se të martën në mbrëmje është transferuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akademinë e Rendit.

“Oficeri dixhital informon:
Pajisja e pergjimit eshte transferuar mbreme nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ne Akademine e Rendit dhe eshte manipuluar gjate gjithe nates! sb
"Pershendetje doktor nje oficer pedagog ne Akademin e Rendit dhe me thot qe paisja e pergjimit qe ka qene ne Drejtorin e Pergjithshme e kan sjelle mbreme naten tek Akademia e rendit.Nderkoh mediave u kan thene se esht dorzuar ne amabasaden italian gje qe esht absolurisht e pavertet.Gjat nates dy specialist te drejtorise se policise kane bere nderhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mesimor per trajnim. flm", thuhet në mesazhin që ka marr Berisha./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat