Tahiri: Përgjimi? Pretekst për shtyrë reformën në drejtësi

Shqipëria

Tahiri: Përgjimi? Pretekst për shtyrë reformën në drejtësi

Më: 19 maj 2016 Në ora: 18:10

E gjithë çështje e pajisjes së përgjimit, për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri interpretohet shumë thjeshtë; lojë e opozitës për të vonuar reformën në drejtësi edhe me ndihmën e Presidentit të Republikës.

“Ju dha një javë kohë për të shtyrë reformën në drejtësi. Po çfarë do të bëni tani? Do ikni?! Ju dha edhe një dorë Presidenti për ta vonuar reformën në drejtësi. Çfarë do të bëni tani?”, u shpreh Tahiri.

Deklarata e ministrit të Brendshëm mbërrin pas bërjes publike të letrës së dërguar nga autoritetet italiane, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për llogari të hetimit të çelur prej saj për pajisjen.

Prokuroria u vu në lëvizje pas deklaratës së Presidentit të Republikës se po përgjohej dhe se ishte shkelur siguria kombëtare. Këto deklarata u cilësuan nga Tahiri si idiotësi.

“Ta shpëtojmë Presidentin që të mos vërë alarmin për idiotësitë që dëgjon dhe të mos vërë më alarmin më pas në publik. Nuk di si ka fytyrë Presidenti që ja futi kot dy herë dhe u tha shqiptarëve që është dhunuar siguria kombëtare. Nëse Presidenti bën siç bëri këtë punë, çdo punë, atëherë Presidenti është pa punë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat