BE: Keq që Basha nuk e pranoi propozimin për konsensus

Shqipëria

BE: Keq që Basha nuk e pranoi propozimin për konsensus

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 18:30
Helga Schmid

Pas reagimit të ambasadorit amerikan lidhur me refuzimin që Partia Demokratike i bëri propozimit ndërkombëtar për reformën në drejtësi, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Përmes një deklarate shprehet keqardhja që opozita nuk e pranoi propozimin për kompromis.

Më poshtë deklarata e plotë e BE.

Deklarata

Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.

Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues.

Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.

Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv.

Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat