Meta para ambasadorëve: Bëjmë gjithçka për një reformë në drejtësi me konsensus

Shqipëria

Meta para ambasadorëve: Bëjmë gjithçka për një reformë në drejtësi me konsensus

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 19:28
Ilir Meta

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur edhe njëherë angazhimin e tij për të realizuar me konsensus të plotë politik reformën në drejtësi.

Gjatë një fjale përshëndetëse që mbajti në pritjen e organizuar me ambasadorët e Shqipërisë në botë, kryeparlamentari tha se është koha që Shqipëria të ketë imazhin që i takon. Sipas metës, reforma në drejtësi do të lehtësojë edhe punën e kryediplomatëve shqiptarë në botë. 

“Do të përpiqemi që në ditët në vijim që ta përfundojmë me sukses reformën kushtetuese në drejtësi në mënyrë që ta bëjmë më të lehtë punën tuaj. Është një çështje ndërkombëtare që tani, pasi vendet anëtare të BE-së, dhe Shtetet e Bashkuara janë angazhuar. Jemi në momentet e fundit, për arsye edhe të kohës, që duhet të miratojmë ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi si dhe miratimin e disa ligjeve mjaft të rëndësishme për zbatimin e tyre. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të bëhet me konsensus dhe mbi të gjitha t’i japë një imazh pozitiv vendit tonë”, -  deklaroi Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat