"Dorëzohet" Erjon Braçe: Nuk ka vota për reformën në drejtësi

Shqipëria

"Dorëzohet" Erjon Braçe: Nuk ka vota për reformën në drejtësi

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 23:52
Erjon Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, është shprehur se në Parlament nuk janë votat e duhura për të miratuar reformën në drejtësi, duke paralajmëruar dështimin e saj, vetëm një javë përpara votimit më 21 korrik.

“Në Kuvend nuk ka mjaftueshëm vota për të miratuar reformën në drejtësi. Në Kuvend ka vota të mjaftueshme për të bllokuar reformën në drejtësi. Por në popull ka mjaftueshëm vota për ta zbythur këtë Kuvend”, është shprehur Braçe në rrjetet sociale.

Sipas tij, ka pabarazi të madhe në këtë vend, në aspektin e drejtësisë posaçërisht. “Nuk ka barazi para ligjit! Një grusht politikanësh në Kuvend kanë më shume seç u jep Kushtetuta; kanë jo vetëm avokatin, por prej Kuvendit kanë emëruar, kapur sistemin dhe, tani kanë edhe prokurorin, edhe gjykatësin!!”, shkruan deputeti socialist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat