Medvedev: Sankcionet ndaj Shqipërisë dhe perëndimit do zgjasin deri në fund 2017

Shqipëria

Medvedev: Sankcionet ndaj Shqipërisë dhe perëndimit do zgjasin deri në fund 2017

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:46
Dmitri Medvedev

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, është treguar i vendosur që të zgjasë sankcionet ekonomike ndaj Evropës, ashtu siç vepron kjo e fundit. Dëmi për Evropën prej këtyre vendimeve sipas tij është 100 miliardë dollarë, shkruan media pro-ruse Sputnik.

“Ne jemi të gatshëm të tërheqim sankcionet nëse ka ndryshim të politikës evropiane,” tha Medvedev. Megjithatë shtetet perëndimore zgjatën edhe për gjashtë muaj sankcionet ekonomike ndaj Rusisë, si pasojë e mos respektimit të Marrëveshjes së Minskut mes Rusisë dhe Ukrainës, ndaj erdhi edhe reagimi rus, përcjell botasot.info.

Shtetet pjesëtare në listën që preken nga Rusia janë SHBA, anëtarët e BE-së, Kanada, Australia, Norvegjia, Ukraina, Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Liechtensteini. Ata do zgjasin deri në fund të 2017. Interesante se Maqedonia nuk është pjesë e sankcioneve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat