Izet Haxhia: Puçi në Turqi, nga miku i Berishës dhe sponsorizuesi i Kreshnik Spahiut!

Shqipëria

Izet Haxhia: Puçi në Turqi, nga miku i Berishës dhe sponsorizuesi i Kreshnik Spahiut!

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:50
Izet Haxhia

Presidenti Erdogan akuzoi Fetullah Gylenin si organizator të grushtit të shtetit i cili u ka marrë jetën më shumë se 250 personave dhe ka plagosur më shumë se 1 mijë vetë.

Ish-truproja i Berishës Izet Haxhia thotë se Gylen është një mik i hershëm i Sali Berishës dhe Fatos Nanos dhe ka financuar partinë e Kreshnik Spahiut.

Ja çfarë shkruan Haxhia:

U shtyp me sukses tentativa per puc ushtarak në Turqi .Ushtarakëë të larte brenda ushtrise turke, pjesëtare e simpatizante të liderit fetar Fetullah Gylen tentuan të rrezonin rendin kushtetues dhe të merrnin drejtimin e vendit. Por ne saje të nje reagimi të pashembullt të popullit turk në mbrojtje të pavarësise e integritet të vendit kjo tentative deshtoi.

Te gjithe njerëzit, mediat ,partite politike ,shoqeria civile pa asnje dallim dolen ne mbrotje të demokracise e vendit të tyre. Po dua të ndalem pak tek kjo organizate terroriste e drejtuar nga Fetullah Gylen, sepse fijet e kesaj organizate terroriste nen petkun e bamirësise, veprimtarive fetare, investimeve e shkollave e universiteteve, partive politike e politikaneve të ndryshem, jane shtrire thelle edhe në Shqipëri.

Fetullah Gylen eshte nje mik personal i Berishes e Nanos, ka sponsorizuar me miliona dollare Kreshnik Spahiun dhe krijimin e partise se tij, ka sponsorizuar levizjen e shqiptarëve në Maqedoni me emrin Besa. Ka sponsorizuar me dhjetera pseudo hoxhe që bejne propagande që diskrediton fene myslimane dhe nxit armiqësite e ndarjet fetare. Nje shembull konkret eshte nje historian me emrin Olsi Jazexhi që arrin deri sa ta quajë terrorist heroin kombetar Skenderbeun.

Me ane të njeriut të besuar të kesaj organizate terroriste Ahmet Çal?k ka privatizuar Albtelekomin shqiptar dhe banken e dyte më të madhe. Ka hapur me lejen e Berishes dhe me vone te politikaneve te tjere nje zinxhir shkollash deri universitete, ku pregatiten kuadro që Gylen mendon t’i perdore si agjente të tij në vendet ku i edukon e shkollon.

Gylen pasi krijoi me ane të Kamikazeve të tij të pergatitur per rreth 40 vjet me durim e fshehtesi te madhe shtetin e tij paralel në Turqi, tentoi të bente goditjen e fundit vdekjeprurese ndaj shtetit legjitim turk por deshtoi me turp e i mbuluar me tradheti.

Nje kujtese per parlamentin shqiptar dhe popullin shqiptar, ka ardhur koha që të rrrezojme shtetin paralel të Berishes, Nishanit, Metes, Ajazit eLlalles sa nuk eshte vone me miratimin e reformes në drejtesi.

Keta perfaqesues të shtetit paralel në Shqipëri nuk kane ushtri që t’i mbeshtesë sepse e shkaterruan gjate sundimit të tyre, por kane me vete bandat më te rrezikshme të droges, prostitucionit, grabitjes dhe skuadronet e vdekjes te ish-Shikut famëkeq të Gazidedes që u strehua per shume vite në Turqi në vitet e arratise nga njerëzit e Fetullah Gylenit./TEMA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat