Meta thërret në zyrë ministrat e LSI-së

Shqipëria

Meta thërret në zyrë ministrat e LSI-së

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:16
Ilir Meta

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, po zhvillon një takim në zyrën e tij me ministrat Ylli Manjani dhe Edmond Haxhinasto.

Takimi i kryeparlamentarit Meta, njëkohësisht kreu i LSI-së, me ministrin e Drejtësisë dhe atë të Transportit vjen pak minuta pas përfundimit të takimit që ai pati me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe eurodeputetin Knut Flekenshtajn.

Dy këta të fundit kanë nisur një sërë takimesh me krerët e politikës mëngjesin e sotëm lidhur me gjetjen e zgjidhjes që do të çonte në miratimin e reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat