PS mbledh grupin, Tahiri dhe Bushati: Qeveri teknike? Njëherë reformën, pastaj të shohim

Shqipëria

PS mbledh grupin, Tahiri dhe Bushati: Qeveri teknike? Njëherë reformën, pastaj të shohim

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 14:38
Saimir Tahiri

Partia socialiste ka mbledhur ost grupin e saj parlamentar për të diskutuar situatën më të fundit politike në vend si dhe reformën në drejtësi.

Interesimi i madh i gazetarëve ka bërë që minstri I brendshëm, Saimir Tahiri të shprehet për propozimin e fundit të Kryetarit të Kuvendit Ilir Metës për qeveri teknike dhe pastaj për zgjedhje të parakohshme.

Tahir është shprehur se pika e parë e axhendës së mbledhjes së grupit është reforma në drejtësi, pastaj mbetet për tu diskutuar.

Gjithashtu, duke buzëqeshur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shprehur të njëjtin mendim si Tahiri.

Jeni dakord me propozimin e Metës për qeveri teknike?

Tahiri: Axhenda ka një pikë, reformën në drejtësi, pastaj shohim të tjerat.

Bushati: Shumë dakord me Saimirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat