Zbulohet porosia që Rama u dha deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar

Shqipëria

Zbulohet porosia që Rama u dha deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 15:33
Edi Rama

Kryeministri Rama ka folur sot për herë të parë në grupin parlamentar pas propozimit të Ilir Metës për Qeveri teknike pas 21 Korrikut.

Në një fjalim të shkurtër të mbajtur para deputetëve, ai tha se këtë të enjte fokusi do të jetë vetëm në një pikë: votimi i reformës.

Sipas Ramës, të enjten do të përcaktohet nëse Shqipëria do të jetë përkrah SHBA­së dhe BE­së.

“Ne do shkojmë të enjten në seancë vetëm për të votuar reformën dhe s’kemi asnjë diskutim tjetër. Pas saj do shohim si do zhvillohen gjërat. Të enjten përcaktohet nëse ne do të jemi përkrah SHBA­së dhe BE0së, ose nuk dihet se ç’bëhet. Kjo është një e panjohur e madhe ”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen pa media.

Sipas gazetës Panorama, ai ka falënderuar deputetët për kontributin e tyre për draftin e Reformës në Drejtësi. Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi ka kërkuar që në seancën e të enjtes të mos ketë asnjë mungesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat