Pas takimit me Metën e Bashën - Reforma në drejtësi, Rama: PD që përmbysi regjimin sot po i bëhet mur Europës dhe SHBA-së

Shqipëria

Pas takimit me Metën e Bashën - Reforma në drejtësi, Rama: PD që përmbysi regjimin sot po i bëhet mur Europës dhe SHBA-së

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 19:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median pas takimit me Metën dhe Bashë.

19:27 Edi Rama: Çdo kujt që atyre kthetrave do ti japë energji, ne jemi të vendosur ti themi haptas në sy të vërtetën sic kemi kaq kohë që e themi sepse është e pamendur që një parti që lindi nga barku i revolucionit demokratik sot ti bëhet murr Europës dhe SHBA në emër të sovranitet

19: 20 Edi Rama: Sot kam bërë të qartë që pranojmë çdo propozim dhe zgjidhje që ofron PD me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje dhe jo zgjedhë nga ndërkombëtarët.

19: 15 Nuk mund të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë

Edi Rama: Nuk mund të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë dhe në heshtje të shohim si Shqipëria në vend që të çelë dyert e BE-së dhe të nisë negociatat, të damkoset si vendi që nuk pati kurajon për shkak të përfaqëuesve në parlament të kalojë reformën në drejtësi dhe të refuzojë përfshirhjen e partnerëve tanë strategjikë në procesin e pastrimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar

Jemi te vendosur ti hapim rrugën këtij revolucioni

Edi Rama: Ne kemi qenë jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur ti hapim rrugën këtij revolucioni dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të ndahet nga mungesa e drejtësisë dhe kultura e pandëshkueshmërisë.

Si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën, është e pamundur dhe kush mund ta celë këtë revolucion përveç politikës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat