Ditmir Bushati: Reforma në Drejtësi është çështje e sigurisë kombëtare. Mosmiratimi do të sjellë destabilitet të vendit

Shqipëria

Ditmir Bushati: Reforma në Drejtësi është çështje e sigurisë kombëtare. Mosmiratimi do të sjellë destabilitet të vendit

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 22:46
Bushati me Ilva Taren

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministri i Punëve të jashtme ka folur për interesin e reformës në drejtësi që pritet të shkojë në Kuvend në datën 21 korrk. Ai ka thënë se mungesa e kësaj reforme do të sjellë destabilizim të vendit.

Unë nuk mendoj që vendin e destabilizon reforma në drejtësi dhe mendoj që është e gabuar që të flasim për një Maqedonizim të Shqipërisë sepse SHqipëria nuk ka as kompozimin etnik, as historinë e ndërtimit shtet siç e ka Maqedonia. Destabilizim i vendit vjen nga mungesa e reformës në drejtësi. Kam patur një diskutim shumë të gjatë, jo vetëm me zonjën Nuland por me të gjithë interlokutorët, edhe europianë për këto çështje. Jetojmë në një periudhë të ekstremizmit të dhunshëm, të terrorizmit, të valëve migratore.

Shqipëria do të jetë vendi ku NATO do të ngrejë qendrën e ekselencës për ekstremizmin e dhunshëm dhe këto janë të gjitha çështje ku SHqipëria ka qenë në front të parë, jo thjeshtë falë vullnetit të SHqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, por edhe falë besimit që kanë investuar SHBA, që do të thotë se reforma në drejtësi është një çështje e sigurisë kombëtare.

Prandaj po ju them, mungesa e reformës në drejtësi, mund ta kthejë Shqipërinë me problem në fushën e sigurisë.

Ju mendoni që SHBA po na japin një recetë për destabilitet? Janë të interesuar për destabilitetin e Shqipërisë duke njohur rolin kyç që ka Shqipëria në rajon? Duke ditur sidomos se çfarë ka bërë Shqipëria falë këtyre viteve kur rajoni ka turbulenca?“, tha Bushati.

Ministri Bushati ka dhënë mendimin e tij edhe për konferencën për shtyp në të cilën Kryetari i Kuvendit, paralajmëroi qeverinë teknike pas votimit të reformës. Ai ka thënë se zoti Meta vetëm sa është përpjekur të afrojë qëndrimet e palëve dhe se nëpër konferenca shtypi, mund të thuhet edhe diçka më shumë se ç’duhet.

Reforma në drejtësi do të prodhonte lëkundje në sistem por pasojë e këtyre lëvizjeve sizmike që po ndodhin, është edhe shembja e maxhorancës. Praktikisht, deklarata e djeshme e Kryetarit të LSI dhe të Parlamentit, zotit Meta i dha fund bashkëpunimit apo shprehu hapur mosbesimin që ka ndaj partnerit në qeveri…

Unë s’e kam lexuar kështu për hir të së vërtetës. Në konferencën e shtypit të Kryetarit të Kuvendit, u thanë dhe u prekën shumë tema dhe shumë çështje, jo vetëm kjo si çështje. Besoj se Kryetari i Kuvendit është në pozicionin e tij për të afruar sa më shumë të jetë e mundur palët.

Besoj se e dëgjuat që foli për qeveri teknike, për qeveri ekspertësh pas miratimit të reformës?

Po tani një konferencë shtypi mund të ketë elemente nga më të ndryshmet por Kryetari i Kuvendit tha edhe që s’jemi republikë ekspertësh po më pas tha, mund të kemi edhe qeveri ekspertësh, prandaj mund të them që secili prej nesh në një konferencë shtypi, qoftë edhe në këtë komunikim bashkë këtu, mund të thotë diçka më shumë diçka më pak, por mendoj që kryesisht interesi i Kryetarit të Kuvendit ishte tek krijimi i një klime më bashëkpunuese për të kaluar reformën në drejtësi.

 Në 22 Korrik si e imagjinoni? Çfarë dite do jetë, çfarë e premte?

Shpresoj që më datën 21 korrik ne do të kemi votuar në parlament reformën në drejtësi. Këtu nganjëherë më duhet t’i referohem edhe për mirë opzitës sepse ndoshta edhe unë si zonja Bregu që e deklaroi në konferencën e ambasadorëve, nuk e imagjinoj dot ndryshe Shqipërinë e 22 korrikut.

 
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat