Rama: Maxhoranca voton në bllok pro reformës

Shqipëria

Rama: Maxhoranca voton në bllok pro reformës

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:11
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka akuzar kreun e opozitës, Lulzim Basha se donte të hiqte rolin e ndërkombëtarëve nga zbatimi i reformës, gjë që për ta është një vijë e kuqe. 

“I bëj thirrje kryetarit të PD, të sillet si lider, që ka mbi supe përgjegjësinë e një barre nga ato që historia nuk i sjell çdo ditë në udhëheqjen e një opozite. I kemi dhënë konsensus për gjithçka të negociushme dhe i kemi plotësuar opozitës kërkesën themelore për barazi të plotë në procesin e reformës. Nuk mund t’ia plotësonim dhe nuk ja plotësojmë dot kërkesën për t’u bashkuar në një front kundër SHBA dhe BE. Vija e tyre e kuqe është vija mbrojtëse për Shqipërinë dhe shqiptaret, e cila garanton suksesin e fshesës së hekurt mbi të korruptuarit në sistemin e drejtësisë”, tha Rama.

“Ai theksoi disa herë sot se koalicioni qeverisës, Aleanca për Shqipërinë Europiane, do të votojë në bllok pro reformës, duke shuar dilemat për qëndrimin e LSI-së.

“Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë në bllok për ta çuar faqebardhë vendin dhe popullin tonë në derën e negociatave për anëtarësim për në BE. O votojmë me konsensus, të gjithë së bashku, duke ngritur kartonin jeshil të dritës së çelur të së ardhmes për gjeneratën tjetër, o të ndahemi në mbrojtës të dritës dhe imponues të errësirës!”, deklaroi Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama foli për progres në disa aspekte nga negociatat e fundit për reformën në drejtësi.

“Me ndihmën e Euralius dhe Opdat, është realizuar një progres i mirë në disa aspekte dhe vija e kuqe e SHBA dhe BE ka rezultuar e pakapërcyer për të hequr nga projekti kushtetues operacionin ndërkombëtar të pastrimit të drejtësisë”, deklaroi Kryeministri në një dalje për mediat fill pas përfundimit të takimit mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Ka vetëm një mënyrë për të arritur konsensusin, sipas Kryeministrit dhe shtoi se ndodhet në pritje për arritjen e tij deri në minutat e fundit.

“Propozimi hibrid i Victoria Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin dhe e rikonfirmoj se deri në orën 10:00 të 21 korrikut, gatishmëria për të gjetur buzëqeshjen reciproke mbi këtë propozim është e plotë’, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat