Shqipëri, publikohet agjenda e seancës në të cilën votohet për reformën në drejtësi

Shqipëria

Shqipëri, publikohet agjenda e seancës në të cilën votohet për reformën në drejtësi

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:10
Kuvendi i Shqipërisë

Paketa e ndryshimeve kushtetuese që do të votohet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë është çështja e parë e rendit të ditës së seancës plenare të 21 korrikut.

Agjenda zyrtare e publikuar të martën nga Kuvendi parashikon një seancë me 10 pika.

Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një miratim me shumicë të cilësuar, 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit ose 94 vota.

Sipas rregullores, për draftin kushtetues do të shprehen relatorët e komisionit për reformën në drejtësi, ndërsa më pas janë parashikuar diskutime nga deputetët dhe më pas në emër të grupeve parlamentare.

Në këtë seancë, e cila po cilësohet si historike për shkak të reformës, do të diskutohen edhe disa pika të tjera të rendit të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat