Meta përshëndet PD-në: Konsensusi arritje historike

Shqipëria

Meta përshëndet PD-në: Konsensusi arritje historike

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:46
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përshëndet vendimin e Partisë Demokratike.

Duke e cilësuar konsensusin si një arritje historike, Meta i shpreh mirënjohjen  Komisionerit të BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

“Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike. Konsensusi është një arritje historike. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen për Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. Miratimi i Reformës në Drejtësi është një sukses dhe një arritje për të gjithë shqiptarët”, vlerësoi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat