Berisha: Kushti ynë është moskapja, jo KLGJ e KLP

Shqipëria

Berisha: Kushti ynë është moskapja, jo KLGJ e KLP

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 13:42
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për media, deklaroi se  KLGJ dhe KLP nuk janë kushtet e reja të PD-së për reformën në drejtësi, duke theksuar se i vetmi kusht është moskapja politike.

“Mendoj se, kush po e bllokon reformën edhe veshgjatët në Shëngjergj e kanë marrë vesh. Kam keqardhje që po bllokohet sepse është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ka negociata në vazhdim dhe unë s’dua të paragjykoj. Çdo negociatë është konfidenciale. Për fat të mirë ministri i Drejtësisë pohon atë që ka pohuar përfaqësuesi i marrëveshjes konfidenciale të Edi Ramës. Tani, po ju ftoj për të gjetur zgjidhje të tjera, moskapje kaq. Mosprania e Ramës në tryezë tregon se ai është i dëshpëruar dhe nuk ka nerva për negociata. 'Gentelman agreement' është vendosur me katër sy”, tha Berisha.

I pyetur nëse janë KLP dhe KLGJ kushtet e reja të opozitës, Berisha përgjigjet: “Jo, është moskapja. Koha po vjen për të dalë e vërteta. Ne jemi të gatshëm të votojmë edhe sot pasdite reformën e dakordësuar. Lulzim Basha nuk ka lëviz asnjë presje”. Ndërsa interesimit të gazetarëve rreth mundësisë që deputetë të PD-së të dalin kundër vendimit të grupit parlamentar për të votuar draftin, Berisha i përgjigjet: “Unë mendoj se asnjë deputet i PD-së nuk do ta votojë”.

Berisha mbyll prononcimin e tij duke theksuar se: "Qeveria teknike do të ishte një zgjidhje shumë e rëndësishme për të qetësuar gjakrat për zgjedhje të parakohshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat