Hahn email tre liderëve: I surprizuar nga zhvillimet e natës, votoni siç ramë dakord!

Shqipëria

Hahn email tre liderëve: I surprizuar nga zhvillimet e natës, votoni siç ramë dakord!

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:09
Johanes Hahn

Burimet nga Ora News bëjnë të ditur se komisioneri Johanes Hahn mësohet se i ka dërguar një email tre liderëve kryesorë të vendit, zotit Rama, Basha dhe Meta mëngjesin e sotëm.

“U surprizova nga lajmet e natës. Është koha të votohet sipas asaj që ramë dakord bashkarisht. Thjesht mirëpresim votën konsensuale  sipas marrëveshjes politike të arritur” mësohet të jetë shkruar në email.

Reagimi i tij vjen menjëherë pas atij të eurodeputetit Fleckenstein.

Fleckenstein tha “lërini diskutimet, votoni!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat