Seanca plenare rimblidhet në orën 21:00, Rama mbledh grupin parlamentar

Shqipëria

Seanca plenare rimblidhet në orën 21:00, Rama mbledh grupin parlamentar

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:14
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca plenare pritet që të rinisë punimet në orën 21:00, ku ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë do të votojnë Reformën në Drejtësi

Mbledhja do të nisë pas përfundimit të asaj në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi, e cila do të miratojë edhe draftin përfundimtar të arritur mes palëve dhe faktorit ndërkombëtar.

Ndërkohë që më herët kreu i PD-së, Lulzim Basha njoftoi të gjithë deputetët në mbledhjen e grupit në lidhje me marrëveshjen e arritur me opozitën, ndërsa Edi Rama pritet që këtë njoftim ta bëjë për pak minuta, ku dhe do të mblidhet grupi parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat